Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Vau Dejës, përplasen dy makina, njëra merr flakë…

Shkodër/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç. Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.