Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 21 vjeçari nga Shkodra…

Share your love

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi Albert Shullani, 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi Kristian Arra, është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.

Share your love