Aksident me pasojë vdekjen në Malësi të Madhe…

Shkodër/Informacion paraprak.

Më datë 18.05.2021, reth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete.

Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, identiteti të cilit nuk dihet akoma.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.