Aksident në aksin rrugor Lezhë- Shkodër, plagosen 2 gra, dërgohen për ndihmë mjekësore…

Share your love

Policia e Lezhës bëri të ditur se një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti janë përplasur dy automjete dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dy gra.

“Ato ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti që ndodhi në diten e parë të vitit të ri 2024.”, thuhet në informacionin për ngjarjen.

Share your love