Aksident në Aksin rrugor Shkodër-Koplik, 87 vjeçari përfundon në spital…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:05, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi Z. R., 87 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Z. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.