Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas këmbësorin…

Share your love

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në Koplik, automjeti me drejtues shtetasin P. W., 22 vjeç, banues në Gjermani, ka përplasur shtetasin B. L., 84 vjeç (këmbësor), i cili u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, po shoqërohet në komisariat, 22-vjeçari, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Share your love