Aksident në aksin Shkodër-Kryebushat, makina përplas motoçikleten…

Share your love

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, automjeti me drejtues shtetasin E. D., 37 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K., 58 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 58-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share your love