![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2022/05/png_20220505_122819_0000-1024x512.png)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mesditën e 1 Dhjetorit në Podgoricë, Mal të Zi.
Sipas mediave malazeze Anton Frani Gjelaj 36-vjeç dhe i biri Kristiani 6-vjeç kanë humbur jetën pasi makina “Golf 4” me të cilën po udhëtonin ka rënë nga Ura e Shtrembër në lumin Moraça.
Një ekip zhytjeje u angazhua për të nxjerrë trupat e viktimave nga lumi.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/20231203_150207_0000-1024x256.png)
Sipas të dhënave të para nga policia dhe në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të tragjedisë, me shumë gjasa bëhet fjalë për vetëvrasje. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, shoferi i “Golfit” është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur mjetin dhe ka rënë në Moraça.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2020/02/reklamaaa.png)
Policia ndaloi një dëshmitar i cili dyshohet se pa shoferin duke u ngjitur në trotuar me makinën e tij.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/IMG_20231203_190711.jpg)