Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, përplasen 2 automjete, 2 persona të plagosur! Njëri prej tyre i bllokuar në makinë…

Shpërndaje

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gjadër. 

Mësohet se janë përplasur 2 automjete, dhe për pasojë janë plagosur 2 persona. Njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar në automjet. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Shpërndaje