Aksident tragjik në Itali, mes viktimave edhe mjeku shqiptar (EMRI)…

Share your love

Një aksident i rëndë mes një ambulance dhe një autobusi me fëmijë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e kësaj ngjarje kanë humbur jetën katër persona dhe janë plagosur lehtë shtatë të tjerë. Mes viktimave është edhe një mjek shqiptar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane ngjarja ndodhi në tunelin Ca Gulino, në rrugën mes Urbino dhe Fossombrone. Ambulanca u përplas me autobusin dhe më pas mori flakë.Katër pasagjerët në ambulancë nuk mundën të mbijetonin. Ata janë mjeku shqiptar Sokol Hoxha, 41 vjeç, Stefano Sabbatini, 59 vjeç, Cinzia Mariotti 48 vjeçe, të dy infermierë dhe Alberto Sergilippi, 85 vjeç. Ky i fundit po transportohej me ambulancë në një ndërhyrje mjekësore rutinë.

Share your love