Aksidenti me vdekje në Velipojë, policia arreston shoferin e automjetit…(VIDEO)

Share your love

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për një aksident në Velipojë, ku si pasojë humbi jetën shtetasi K. U., 77 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. B., 39 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love