Aksidenti në orët e para të mëngjesit, reagon policia e Shkodres…

Share your love

Informacion paraprak/ Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Skënderbeu”, shtetasi M. O., 23 vjeç, banues në Angli, duke drejtuar automjeti tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përplasur një automjet taksi të ndaluar në rrugë.

Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjetin taksi, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love