Aksidenti në Shkodër-Velipojë/ Policia procedon në gjendje të lirë shoferen 22-vjeçare…

Share your love

Policia e qarkullimit rrugor ka referuar materialet në prokurori për shtetasen Kristina Bregu 22 vjeçe për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ku do të ndiqet në gjendje të lirë. Ajo akuzohet si e përfshirë në aksidentin e së enjtes ku u përplasej dy automjete në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një fëmijë 4 vjeçar.

Ndërkohë, policia njofton se u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për një 25 vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas banues në fshatin Omaraj, pasi u kap duke kryer gërmime me mjete të rënda, pa autorizim, në një zonë pyjore, në fshatin Gjeçaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love