Aksidenti tragjik në tynelin e Kalimashit, 2 të vdekur, 3 në spital…

Share your love

2 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë kur 3 automjete u përplasën me njëra-tjetrën, në tunelin e Kalimashit në aksin rrugor Milot-Morinë, mes të cilave një autobot.

“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën 2 shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, tha policia në një informacion për mediat.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, njëra korsi e Rrugës së Kombit u bllokua.

Share your love