Aktivitetet përmbyllëse për Ditën e Muzeve/ Ekspozita, pasdite me poezi, koncerte dhe video mapping gjallëruan muzetë e Shkodrës…

Share your love

Ekspozita e dorëshkrimeve të vjetra të disa prej autorëve shkodranë, rreth 40 të tilla si edhe veprimtaria kushtuar zonjave nën emrin frymëzues “Muzat” me interpretime vargjesh nga artistë dhe poetë të qytetit ishin dy nga aktivitetet që zhvilloi Biblioteka “Marin Barleti” për Ditën e Muzeve.

Aktivitetet e Bibliotekës u mbyllën me koncertin me repertor të zgjedhur shoqëruar nga ekspozimi i partiturave të kompozitorëve të vjetër shkodranë. Interpretimi muzikor erdhi nga artistët e Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci”.

Në Muzeun “Marubi” vizitorët me hyrjen e lirë u njohën me një pjesë të arkivit të fotografisë nën tingujt e melodisë. Dita Ndërkombëtare e Muzeve u mbyll me spektaklin e dritave që dhuroi çaste artistike mbi fasadat e Prefekturës, Teatrit “Migjeni” dhe Muzeut “Marubi”.

Share your love