Anëtar i një organizate kriminale në Spanjë, arrestohet në Han të Hotit 35-vjeçari. Në pranga dhe 4 persona të tjerë…

Share your love

Policia Kufitare, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes, si dhe për të parandaluar krimet në kufi dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, ka intensifikuar punën dhe si rezultat në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka ndaluar në dalje një 35-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, në Spanjë, për vjedhje në banesa.

Në Portin e Durrësit është arrestuar një shtetas turk, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria, me leje qëndrimi false.

Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të vendit, të mbështetura në analizat e riskut dhe në punën e inteligjencës policore, shërbimet e Policisë Kufitare vunë në pranga 2 shtetas, konkretisht:

Gjithashtu, në PKK Hani i Hotit, në dalje, u ndalua shtetasi K. N. (M.), 35 vjeç, sepse pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

Po ashtu, në PKK Port, Durrës, u dalje, u arrestua në flagrancë shtetasi turk Y. A., 47 vjeç, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar.

Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të Shkodrës dhe Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Share your love