Anulohet ndeshja Teuta-Vllaznia, ekip shkodran tërhiqet nga loja prej sirenës së kohës…

Share your love

Ndeshja Teuta-Vllaznia, e vlefshme për gjysmëfinalen e tretë të play off-it në basketboll për meshkuj luajtur në Durrës është anuluar.

Në fund të periodës së dytë basketbollisti i Teutës, Elian Memçaj, reazoi një trepikësh, i cili u kontestua nga Vllaznia me motivacion se kishte përfunduar koha.

Pas pushimit, trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi, kërkoi që sirena e kohës të jetë automatike.

Pallati i sportit “Ramazan Njala” është i certifikuar, dhe në të janë luajtur qindra ndeshje, madje dhe të BIBL.

Edhe 2 ndeshjet me ekipin e Vllaznisë gjatë këtij sezoni janë luajtur normalisht dhe pretendime të tilla nuk janë ngritur.

Pavarësisht negociatave të Teutës dhe sekretarit të përgjithshëm të FSHB-së, Franko Bushatit, për rifillimin e ndeshjes, Vllaznia refuzoj të rikthehej në parket.

Në këto kushte gjyqtarët vendosën të ndërpresin ndeshjen dhe tani do të vendos Komisioni i Garave në FSHB për fatin e këtij takimi.

Ndërkohë kapiteni i Teutës, Kristi Gorea, u shpreh se kjo situatë është e pazakontë dhe theksoi se ekipi i tij kërkon të fitoj në fushë.

Ndeshja u anulua kur rezultati ishte 47-40 për Teutën, ndërsa mbetën pa u zhvilluar edhe dy perioda.

Share your love