Aplikohen 60% e vaksinave antigrip/ Xhabija: Momentalisht koha më e përshtatshme për t’u vaksinuar…

Rreth një muaj më parë 15700 vaksina anti grip erdhën në qendrat shendetësore Shkodër. Sipas specialistëve, të moshuarit janë ata të cilët menjeherë iu drejtuan institucioneve shendetësore për tu vaksinuar. Sot, një muaj pas nisjes së vaksinimeve, në Shkodër janë aplikuar 60% të dozave që u tërhoqën.

Xhabija e vë theksin tek rendësia e vaksinimit jo vetëm për të moshuarit, por edhe grupet e tjera që konsiderohen në rrisk.

Vaksina kundër gripit këtë vit është 4 valente duke të krijuar mbrojtje nga disa lloje virusesh dhe rekomandohet të aplikohet në këtë periudhë kur ende gripi nuk është në pikun e tij.