Arrestimi i Shkelzen Xhenjes ne Shkoder, reagon Ministri i Brendshem Taulant Balla…

Share your love

Pas një takimi që pati me drejtues të policisë vendore Dibër, ministri i Brendshëm Taulant Balla foli edhe për arrestimin e 32 vjeçarit Shkëlzen Xhenja në Shkodër, i cili njihet si krau i djathtë i Eljo Hatos, mikut të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Balla përgëzoi RENEA-n për kapjen e 32 vjeçarit me precedentë të theksuar kriminalë që shfaqet në dosjen e operacionit “Metamorfoza” ndërsa theksoi se ka përfunduar koha e rrjedhjes së informacionit.

“RENEA ka kryer sot një operacion të rëndësishëm për arrestimin e një personi me rrezikshmëri të lartë. Vlerësoj performancën e forcave të policisë. Koha e rrjedhjes së informacionit në operacione të caktuara ka përfunduar pasi policia po kryen operacione me sukses të plotë”– tha Balla.

Share your love