Arrestohet inspektori i policisë në Shkodër/ Falsifikoi dokumentet për të studiuar në Akademinë e Sigurisë…

Shpërndaje

Një efektiv i policisë është arrestuar nga AMP pasi ka rezultuar se ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë. 29-vjecari, dyshohet se ka kryer vepra penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë. Vazhdojnë hetimet e thelluara për implikim të personave të tjerë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Shpërndaje