Arrestohet në Mal të Zi një shtetas shqiptar, i gjenden sasi Kokaine në automjet…

Share your love

Zyrtarë të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave (UPC), në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë (UP), në Debela Brijeg, mëngjesin e sotëm kanë zbuluar 18 pako me lëndë pluhur të bardhë, për të cilën dyshohet se është narkotike kokainë. Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, matjen e saktë do ta bëjë policia në Qendrën e Mjekësisë Ligjore.

Në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga shtetas i Shqipërisë, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.

Një sasi e madhe droge është gjetur në një bunker të posaçëm nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të veturës së pasagjerëve “BMW”, i cili është kryer nga doganierët dhe policia kufitare”.

Shtetasi i Shqipërisë është arrestuar dhe malli i është dorëzuar efektivëve të Departamentit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë.

Paketimet janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë, të ngjitura me shirit.

Share your love