Arrestohet në Muriqan 29 vjeçari i shpallur në kërkim për kanosje…

Share your love

DVP Shkodër

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje të vendit, ndaluan shtetasin A. I., 29 vjeç, banues në fshatin Oblikë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Kanosja”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh., 60 vjeç, banues në Shirokë, pasi ka kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka kallëzuar shtetasja D. H., 59 vjeçe, banuese në Pukë, ka se një shtetas i panjohur e ka kanosur nëpërmjet celularit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Share your love