Arseldi, ekselenti me shpirt artisti/ Ai është një nga fituesit e olimpiadave në Shkodër si dhe maturant i shkëlqyer…

Arseld Muça është një nga maturantët ekselentë të Shkodrës. Mëson në një nga shkollat më të reja jopublike të qytetit atë të MAARIF. Rezultatet e tij të mira edhe në olimpiadën e lëndëve shkencore, ku u vlerësua me çertifikatë në ceremoninë e fituesve, zhvilluar dy ditë më parë në Shkodër janë tregues i punës së tij studimore.

Matematika është lënda e tij e preferuar ndaj i kushton vëmendje më të madhe.

Mësuesja e Matematikës ndihet krenare për arritjet e Arseldit.

Një shembull për shkollën e konsideron Arseldin edhe drejtuesja didaktike Majlinda Gokaj.

Arseldi ka dëshirë të vazhdojë studimet në fushën e inxhinierisë , por ai ushqen një dashuri të madhe edhe për artin ku është i angazhuar vazhdimisht në aktivitetet kulturore të qytetit.