“Artet”, shifrat mbeten të njëjta/ Raundi i tretë për sistemin bachelor do të nisë me datën 4 deri me 10 tetor…

Regjistrimet në dy fazat e para në sistemin bachelor në departamentin e Arteve ne Universitetin e Shkodërs Luigj Gurakuqi ka qenë afërsisht në të njëjtat shifra me vitet e shkuara.
Sa i takon masterit profesional në dy degët mësues të artit pamorë dhe mësues i muzikës regjistrimet vijojnë deri me datën 4 tetor.

Ndërkohë raundi i tretë për sistemin bachelor do të nisë me datën 4 deri me 10 tetor. Numri i studentëve në universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi ka rënë vitet e fundit , por në departamentin e arteve shifrat viojnë të jenë të njëjta thotë Shefi i Departamentit të Arteve në USh Luigj Gurakuqi Rubin Mandija. Departamentin e Arteve ne Univesitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi është hapur që në vitin 2011 dhe pranë këtij departamenti janë diplomuar rreth 200 studentë.