Asambleja e zgjeruar e PS në Shkodër, Rama zbulon se çfarë i kërkoi Benet Beci kur do të kandidonte për Bashkinë…

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS në Shkodër, ai zbuloi se çfarë i kërkoi Benet Beci gjatë kohës që diskutonin për ta patur si kandidat për Bashkinë.

Rama theksoi se Beneti i kërkoi që të bënte premtimin për rrugën e Dukagjinit, në mënyrë që ky zotim të mbahej.

Kur i thashë Benetit që të konsideronte kandidaimin për Bashkinë e Shkodrës, ai me kërkoi që unë ta premtoja rrugën e Dukagjinit, pasi Beneti e di që unë po e thashë një fjalë, e kam shumë të vështirë të mos e mbaj”, u shpreh Rama.

Më tej keu i qeverisë theksoi se ai dhe Partia Socialiste do të vijojnë të kërkojnë vota në Shkodër, në mënyrë që të mbajnë çdo zotim që kanë bërë.

Politika është si jeta, që ndodhin shumë gjëra, dhe i ndryshojnë planet i modifikojnë. Mbajtja e zotimeve është çështje kohe. Ne i kemi mbajtur një pjesë të madhe të zotimeve, kemi një pjesë të madhe për të mbajtur. Por unë prandaj do vij ta kërkoj votën për të mbajtur zotimet”, tha Rama.