Asambleja Zgjedhore e Gjimnastikës/ Shkodrani Leonard Lulaj zgjidhet president i Federatës të Gjimnastikës…

Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës ka zhvilluar punimet në qytetin e Shkodrës duke pasur në rend të ditës zgjedhjen e Presidentit të ri të si dhe antarët e Komitetit Drejtues. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli dhe Zëvendësministri i Sportit, Endri Hoxha.

Pas procesit të numërimit të votave, përfaqësuesi ligjor i asamblesë Florian Bjanku ka shpallur fitues shkodranin Leonard Lulaj, i cili do të vijojë punën në cilësinë e presidentit të kësaj federate. Në mbyllje kanë ardhur edhe prononcimet e zëvendësministrit të sportit Endri Hoxha dhe presidentit të sapo zgjedhur Leonard Lulaj.

Në votimin për anëtar të Komitetit Drejtues, fitues u shpallën dy kandidaturat e Shkodrës, Beniamin Nako dhe Edmond Angoni, si dhe Gezim Monopati, Edison Ikonomi, Enkelejda Olldashi, Gazmir Kapellari.