Avionët luftarakë izraelitë bombardojnë Gazan…

Avionët luftarakë izraelitë goditën dy pika të Hamasit në kampin En-Nuseirat në pjesën qendrore dhe jugperëndimore të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se avionët luftarakë vendosën në objektiv dy pika të ndryshme nëntokësore të Hamasit prej të cilave njëra punishte për raketat dhe tjetra për prodhimin e armëve.

Bëhet e ditur se sulmi është kryer si kundërpërgjigje ndaj raketave të lëshuara natën nga Gaza drejt Izraelit.

Më tej thuhet se punishtja e raketave është pika më e madhe për prodhimin e raketave në Gaza.

Si pasojë e sulmit në rajon janë dëgjuar shpërthime të fuqishme ndërsa nuk janë dhënë informacione nëse ka apo jo humbje jete ose të plagosur.

Në një deklaratë më parë nga ushtria izraelite, thuhej se njëra nga dy raketat e lëshuara nga Gaza në qytetin Ashkelon u neutralizua nga sistemi i mbrojtjes ajrore ‘Iron Dome’ ndërsa tjetra ka rënë në një territor të hapur në afërsi të Ashkalan-it.