Balla nga Shkodra: Një nga sfidat mbetet kontrolli i territorit dhe lufta ndaj kriminalitetit…

Ministri i Brendshëm Taulant balla ka shkuar sot në Shkodër ku është bërë një analizë e punës gjatë 2023 dhe janë vendosur prioritetet për 2024.

Taulant Balla: Një nga sfidat mbetet kontrolli i territorit dhe lufta ndaj kriminalitetit.

Nga 300 mijë bimë të asgjësuara në vend gjatë 2023, 200 mijë janë asgjësuar në Shkodër.

Garantojmë një Shkodër të qetë me siguri publike.

Kemi 247 persona në kërkim në Shkodër.

Jemi fokusuar te kjo listë për të shkuar tek secili prej tyre.

Koha kur në Shkodër të fortit kishin bajraqet dhe feudet e tyre ka mbaruar.

Nuk mund të ketë më lagje apo zona ku policia nuk mund të ndërhyjë, objektiv dhënia fund e historisë së të fortëve.