Balla tregon vendimin e Qeverisë: Askush pas orës 12 të natës, nuk do të…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, u ndal tek problematika e lëndëve piroteknike. 

Balla nënvizoi se do të ketë ndëshkime për personat e paautorizuar që hedhin fishekzjarre në 00:00 (kryesisht raste ditëlindjesh). 

“Me rëndësi është të them që apeli im është ndaj çdo qytetari dhe e kuptoj dëshirën për të festuar, por kjo nuk duhet të dëmtojë apo të prishë qetësinë e anëtarëve të tjerë të komunitetit. Pra është e palejuar dhe ndëshkohet edhe penalisht përdorimi i lëndëve piroteknike nga persona të paautorizuar. Policia e Shtetit do të vazhdojë të monitorojë situatën, pasi kjo dëmton edhe qetësinë publike. Nuk është domosdoshmëri qasja e aplikimit të gjobave. Por në orën 00:00 askush nuk ka të drejtë t’u prishë gjumin qytetarëve”, tha Balla.