Banesa, shkurre, kontinierë! Disa vatra zjarri sot në Shkodër…

🚒Gjatë ditës së sotme efektivët e shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi janë përballur me disa vatra të zjarreve në njësi administrative dhe në qytet.

🔸Janë shpëtuar dy familjarë dhe është shuar zjarri në një banesë në Hot të Ri, me dëme materiale jo të mëdha.
🔸Është shuar një zjarr në rrugën e Velipojës, i rënë në shkurre afër disa banesave.

🔸Është shuar zjarrëvënie në Kuç pranë antenave, duke u vënë në kontroll pa dëme.
🔸Është shuar zjarrëvënie afër shkollës së Mesit, në shkurre.
🔸Është shuar zjarri në sipërfaqe shkurre dhe pisha në Gurin e Zi, 5 ha pisha dhe 4 ha shkurre.
🔸Janë shuar tre zjarre në qytet, një në oxhak banese dhe dy zjarrëvënie të qëllimshme në dy pika në kontenierë të mbetjeve.

Janë angazhuar gjatë ditës 12 forca zjarrëfikëse, 4 mjete zjarrëfikëse, 20 forca vullnetare.