“Barbari si në Meksikë” – Artan Hoxha shpjegon sulmin me 100 plumba ndaj policit në Shkodër…

Një ngjarje e rëndë ndodhi tri netë më parë në Shkodër, kur u qëllua me mbi 100 plumba makina ku po udhëtonin një student i Akademisë së Policisë, Gjergj Ndërshtiqaj, dhe kunati i tij Gjon Nika.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ajo ishte një ngjarje barbare, si në vitin 1997, ku kanë qëlluar tre persona, nga 4, dhe makina ka marrë zjarr. Sipas Hoxhës, dyshimet janë se sulme të tilla bëhen për shkak të kultivimit të kanabisit në zonë dhe raporteve që duhet të bëjnë punonjësit e policisë.

“Ditën që ka ndodhur ngjarja, të martën në darkë, Gjergj Ndërshtiqaj ka qenë në shkollë, në Tiranë. Në makinë ka qenë edhe kunati Gjon Nika. Ata nuk e kanë vënë re se kanë patur dikë mbrapa. Afër vendit ku do të ndalonin, e kanë nuhatur. Polici dhe kunati janë qëlluar me 4 karikatorë fishekësh.

Polici ka qenë inspektor në zonën e Shoshit, zonën ku u qëllua helikopteri. Policia e Shkodrës kanë patur shumë ngjarje. Vetëm në janar janë hedhur në erë dy makina të inspektorëve. Këta bëjnë raporte se çfarë ndodh. Në 2022 kanë qenë 6 raste dhe policia goditet më shumë se kudo. Dyshimi, deri në këto momente, kur të dy janë plagosur dhe janë nën mjekim. Nuk kisha parë aq shumë tabela të verdha që fiksojnë predhat, as në Meksikë.

Ishte një ngjarje barbare. Kanë qëlluar tre persona, nga 4 dhe makina ka marrë zjarr. Oficeri ka dyshuar dhe janë pozicionuar pas një barriere betoni. Autorët duket se nuk  janë vrasës profesionistë dhe kanë patur duf dhe inat. Nga 1997 nuk mbaj mend ngjarje të tilla, ishte vendi i zverdhur nga tabelat. Gjergji, verën e vitit të kaluar, shpëtoi dy turistë dhe u bë hero dhe në këtë rast e ka shpëtuar Zoti.

Sulmet gjatë viteve të fundit kanë ardhur për shkak të kultivimit të kanabisit”-tha Hoxha.