Bashkia Shkodër kufizon levizjet për automjetet në sheshin “Nënë Tereza”…

Share your love

📍 Sheshi “Nënë Tereza” në qendër të qytetit i dedikohet tërësisht këmbësorëve gjatë muajit të festave të fundvitit.

▶️Bashkia Shkodër njofton të gjithë banorët se duke nisur nga dita e sotme deri në fund të muajit Dhjetor, Sheshi “Nënë Tereza” do të jetë i bllokuar për lëvizjen e automjeteve nga ora ⏰ 17:00 deri në orën 24:00.

⚠️ Ky bllokim bëhet për ti dhënë mundësi të gjithëve të jenë pjesë e festimeve të programuara në këtë zonë të qytetit duke ia dedikuar tërësisht këmbësorëve.

▶️I bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të shmangin kalimin përgjatë Bulevardit “Skënderbeu” nga Sheshi “Demokracia” dhe anasjelltas.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për të garantuar një muaj festiv të sigurt për të gjithë!

Share your love