Bashkia Shkodër njofton për bllokimin e dy rrugëve me datë 28.02.24…

Share your love

Të nderuar qytetarë,
▶️Për shkak të punimeve që po kryhen në rrugën “Daut Boriçi” dhe “Hafiz Sabri Bushati”, ditën e mërkurë dt.28.02.2024, do të jetë i bllokuar qarkullimi nga ora 08:30 – 14:00.

▶️Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës, për largimin e të gjitha automjeteve të parkuara.

Punimet po kryhen në kuadër të rikonstruksionit të plotë të këtyre segmenteve rrugore në zonën pranë Urës Dërvishbeg në qytetin e Shkodrës.
Faleminderit.

Share your love