Baza e armatimit në Vlorë, Luçiano Deraj vepronte me disa grupe kriminale, snajperi në banesën e tij ka vrarë Gëzim Sinomatin?

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje Luçiano (Albano) Derajn, i cili u arrestua të enjten pasi në tavanin e shtëpisë në Babicë iu gjet arsenal armësh.

Ai nuk është treguar bashkëpunues dhe nuk ka dhënë detaje për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale ka lidhje. Por burime bëjnë me dije se Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera.

Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzamimin pasi dyshohet se disa prej tyre janë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

Madje, dyshohet se snajperat e gjetur, njëri prej tyre, mund të jenë përdorur në ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarje kjo e muajit janar të këtij viti.