Bie numri i lindjeve në Shkodër, shkak emigracioni…

Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm kryesisht 5 vitet e fundit në qarkun e Shkodrës. Shefi i shërbimit të obstetrik gjinekologjik në spitalin rajonal të Shkodrës, Saimir Selmanaj tregon se numri i lindjeve gjatë vitit 2023 në Shkodër është më i vogël krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2022 kanë lindur 1437 fëmijë ndërsa në vitin 2023 vetëm 1308 fëmijë.

Mjeku gjinekolog tregon se ndër shkakqet kryesore që kanë ndikuar në uljen e numrit të lindjeve janë emigrimi , ekonomia e ulët .

Krahasuar me vitin 2023 në qarkun e Shkodrës ka patur rreth 130 lindje më pak se në vitin 2022 .