Blegtori 76 vjeçar/ I moshuari nga Trushi mbarështon dhe kujdeset për 120 krerë dele…

Ky është Ded Jak Gjondrekaj nga fshati Trush në njësinë Berdicë në Bashkinë Shkodër. Prej 30 vitesh , 76 vjeçari së bashku me familjen e tij merren me bujqësi dhe blegtori. Deda thotë se aktualisht ka 120 krerë dele për të cilat kujdeset çdo ditë.

Qumështin ,thotë Deda, e ka të shitur pranë baxhove në këtë zonë, por problem për të është çmimi i cili  është ulur këtë vit.

Krahas kujdesit për delet,  blegtori tregon se ka pasion edhe librin.

Në vitet e fundit në vendin tonë ka më pak dhi, dele dhe lopë. Braktisja e fshatrave ka sjellë rënien e numrit të blegtorisë.

Sipas blegtorëve, ato po heqin dorë nga gjëja e gjallë, sepse ky sektor i bujqësisë nuk po mbeshtete mjaftueshëm.