![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2022/05/png_20220505_122819_0000-1024x512.png)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Nuk lejoi asnjë të papritur. Nelson Hysa, kampioni në fuqi i Federatës së Vendeve Baltike dhe Sllave, e mbrojti titullin.
Boksieri më i mirë shqiptar i momentit, ishte figura kryesore e mbrëmjes së këtij sporti në Parkun Olimpik “Feti Borova” në kryeqytet, duke justifikuar statusin e favoritit ndaj bjellorusit Viktar Chvarkou.
Në ring ishin përballë dy veteranë, me shkodranin në moshën 39-vjeçare dhe bjellorusin 38 vjeç.
Pavarësisht mbrojtjes së rivalit, dhe faktit se pësoi një çarje në sy, sërish Hysa e dominoi ndeshjen duke e arritur fitoren para kohe.
Ai realizoi disa kombinime në sulm, shpesh u tregua i kujdesshëm, ndërsa ishte agresiv.
Qendra e ringut ishte e shqiptarit.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2020/02/reklamaaa.png)
Në përfundim të raundit të katërt, Chvarkou u tërhoq pasi u këshillua me stafin, për shkak të një dëmtimi të rëndë në dorë.
Kjo ishte fitorja e 12-të e Nelson Hysës në boksin profesionist.
Përballja ishte e vlefshme për peshat e rënda të Federatës kryesore të këtij sporti, WBC, dhe shqiptari e mbrojti titullin e Vendeve Sllave e Baltike.
Synimi i tij është hyrja në 20 vendet e para të renditjes botërore, ndërsa përpara këtij luftimi ishte i 69-ti.