Bullizmi në shkolla, psikologu: Nxënësve u krijohen trauma në zhvillimin e mëvonshëm…

Share your love

Bullizmi, është një fenomen mbarëbotëror dhe si i tillë është i pranishëm edhe në Shqipëri. Bullizmi në shkolla shfaqet në disa mënyra, si bullizëm psikologjik, fizik, por edhe verbal, veçanërisht për shkak të paraqitjes së jashtme, si për shembull nga mbipesha, mbajtja e syzeve, etj

Për Presidentin e Urdhërit të Psikologut , Altin Nika, duke qënë të bullizuar, nxënësve iu krijohen trauma në zhvillimin e mëvonshëm.

Psikologët dhe sociologët sugjerojnë më shumë vëmendje për t’i ruajtur sot fëmijët nga kjo dhunë me qëllim që ajo të mos transferohet në të ardhmen, në forma të ndryshme në shoqëri.

Share your love