Buqeta me lule dhe plot lumturi, Jozefina Topalli feston sot ditëlindjen, poston fotot krah njerëzve të shtrenjtë…

Buqeta me lule dhe plot lumturi, Jozefina Topalli feston sot ditëlindjen, poston fotot krah njerëzve të shtrenjtë

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ditën e sotme feston ditëlindjen e sja të 58-të.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të nuk kanë munguar urimet nga dashamirësit dhe sigurisht dhe nga familjarët e Topallit.

Ka qenë vetë ish-kryetarja e Kuvendit ajo e cila në llogarinë e saj në “Facebook”ka publikuar disa nga momentet e bukura të kësaj dite të veçante.

E rrethuar nga njerëzit e saj të dashur, Topalli ka festuar ditëlindjen mes luleve dhe buzëqeshjeve të bashkëshortit, fëmijëve të saj dhe dy nipave.