Burg përjetë Besnik Pjetrit, vrau babanë dhe vëllain e ish-gruas në Lezhë…

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm, Besnik Pjetrin (Perdeda), i cili akuzohet se vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin. Ngjarja ndodhi në muajin gusht të vitit 2022 në fshatin Gryke Zeze te Lezhes.

Pjetri u gjet fajtor për veprën penale të vrasjes së Pjetër Perajkut dhe Gentian Perjakut dhe për armëmbajtje pa leje.

Pjetri nuk ishte dakord me ndarjen dhe vazhdimisht debatonte me ish-vjehrrin për këtë çështje.

Autori dhe ish bashkëshortja kishin jetuar ne Itali, pas divorcit kishin qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohesh ishin kthyer ne Shqipëri. Ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku kishte bërë 2 vite burg.