Castrumi Vigut- Monument Kulture, Kategoria I (1973)…

Castrumi Vigut është një ndër tre (castrumet) ushtarake romake që ruhen ende në territorin shqiptar.

Ndërtuar mbi rrugën e rëndësishme ushtarako-tregtare Lissus-Naissus (Lezhë-Nish) dhe pikërisht në kryqëzimin e saj me rrugën që lidhte Shkodrën me Oroshin dhe Lezhë-Pukë-Prizren, rrugë kjo që me kalimin e kohës është bërë e pashfrytëzuar. Kalaja, është ndërtuar në një rrafshinë, në vendin ku bashkohet lumi i Gjadrit me atë të Vomës, me një sip. 0.5 ha. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi të çrregullt me brinjë 75-98 m dhe është pajisur me 12 kulla.

Katër kullat e këndeve kanë formën e një freskoreje, të ngjashme me ato të castrumit të Elbasanit. Themelet e mureve rrethuese mund të shihen gjatë anëve të këndit që formon derdhja e përroit të Vomës në atë të Gjadrit. Teknika e ndërtimit të mureve karakterizohet me përdorimin e gurëve të zallit të lidhura me llaç, fugaturat e gjera në mes mureve kanë të vendosura copa tjegullash ose tulla për të mbushur boshllëqet.