Çile Ljarja, mamia e parë me diplomë në qytetin e Shkodres…

ÇILE LJARJA (1905-1985)

Mamia e parë me diplomë në qytetin e Shkodrës. Sakrificat që ajo i imponoi vehtes për t’ju afruar idealit të dhëmshurisë shpirtërore, dashurisë për të tjerët, dinjitetit dhe mirësisë, bënë që profesionin ta kthente në një pasion.

Ky përsonalitet i saj i krijuar nga mënyra se si punoi ,kontributi që dha, marrëdhëniet e shumta që krijoi me gruan, me familjarët, me krejt shoqërinë ,u bë një përmbajtje e vetvehtes së saj e përmbledhur në një karakter të veçantë femre shkodrane.

Çile Mamia do të çudiste të gjithë për kthjelltësinë me të cilën ajo diti të sakrifikojë kënaqësitë e saj për të zbutur dhëmbjet e tjetërkujt,aftësinë e saj për të sheshuar vështirësitë në momentin sublim të lindjes së një fëmije, për kujdesin e saj për nënën, lehonën, për ndërhyrjet në kohë e hapsirë, gjithçka të matura perfeksionisht prej saj.
Lindi në Shkodër. I jati i Çiles Kolë Sheldia,i përkiste një prej familjeve më të vjetra shkodrane mbiemri i të cilëve sipas rregjistrit te Famullisë së Shkodrës figuronte që në vitin 1736.

Dy nivelet e shkollës fillore i kren në shkollën e Motrave Stigmatine. Mbas mbarimit të saj, shkon në Zagreb për të studjuar për obstetri në shkollën Mbretërore të Mamive dhe me datën 30 tetor 1924, merr diplomën për mami, duke u afirmuar si mamia e parë me diplomë në Shkodër..

Fillon punën si mami e Bashkisë në dhjetorin e vitit 1924.Ndoshta s’kishte për ta ndjerë gëzimin më të madh se atë ditë të 27 dhjetorit 1924 kur ajo për herë të parë, do të priste fëmijen e një gruaje nga Gjuhadoli : në jetë kishte ardhur një vajzë, një mbarësi në punën e saj që tashma nuk do ndalesh për disa vjet. Pastaj rastet do shpeshtoheshin dhe në rrugët dhe rrugicat e Shkodrës, një rast i rrallë për t’u vënë re:e vetmja grua me një biçikletë ku varej një çantë me mjetet dhe medikamentet e ndihmës së shpejtë. Të gjithë e dinin se ajo tashma ishte Çile Ljarja ose Çile Mamia si e thëriste populli,dhe biçikleta e saj si mjet pune më i shpejtë për t’i ardhur në ndihmë nënës dhe fëmijës, para së gjithash rrezatonte drita jete dhe rreze shprese Pastaj rastet do shpeshtoheshin dhe në rrugët dhe rrugicat e Shkodrës, një rast i rrallë për t’u vënë re: e vetmja grua me një biçikletë ku varej një çantë me mjetet dhe medikamentet e ndihmës së shpejtë. Të gjithë e dinin se ajo tashma ishte Çile Ljarja ose Çile Mamia siç e thëriste populli.

Punën do fillonte me mbajtjen e një rregjistri të emërtuar “Libri i të lemit të fëmijve, mjekimi gjinekologjik” ku do të shënonte të gjithë rastet e lindjeve, me gjeneralitetet perkatëse, deri në imtësi. Nga 1924 e deri më 1958 numurohen 7298 lindje. Por kurrë nuk ka pranuar të provokojë aborte duke paralajmëruar edhe njerzit e saj të afërm, se një gjë të tillë ajo s’do ta bëntë kurrë. Me një besim të thellë tek Zoti ajo krijesën e tij kurrë nuk do ta ekzekutonte, duke e ditur mirë se një krijesë është një jetë që nuk ka drejtë ta marrë askush veç atij që e jep. Është kjo arsyeja që gjithmonë para se të fillonte punën, ajo do të shkonte çdo ditë në kishë për t’ju lutur Zotit, për t’i dhënë forcë e mirësi, vullnet e guxim për të kryer misionin e saj.

Rastet për të ndihmuar gruan të lindë, fëmijën për të dalë në jetë, lehonën për mjekim, kur ajo do të shkonte shpi më shpi e fshat më fshat, ditën dhe natën, në të ftohtë dhe në të nxehtë, në dritë dhe terr, me karrocë dhe në kalë, në biçikletë dhe në këmbë, janë të mbushura me kompleksitetet e ambjentit kohor kur akoma fanatizmi nuk donte që gruaja të ndihmohej nga një mami, kur zakonet prapanike e çonin gruan në grykë të vorrit, kur për fëmijën mungonin medikamentet më të thjeshta mjekësore.

Me hapjen e maternitetit të Shkodrës punon si kryemami pranë këtij institucioni shëndetësor. Merr pjesë në ekipe për propagandën mjekësore, udhëheq kurse “Nëna dhe fëmija”etj. Ka marrë 6 fletë lavdërimi nga materniteti i Shkodrës. Nga Ministria e Shëndetësisë disinktivin “I dalluar në shërbimin e shëndetësisë”, dekorohet dy herë me Medalje Pune nga Kuvendi Popullor.
Njerzit do ta kërkonin edhe mbas vdekjes, familja do kujtonte kujdesin e saj, rregullin, përkushtimin ndaj tjerëve, shoqet e punës kontributin dhe seriozitetin e saj, gratë, maminë që u shpëtoi jetën, që u a priti shëndosh fëmijën. Aktivititi i saj i gjallë humanitar, për tu bërë e vyer për gratë që vuanin, për ato që kishin nevojë, misioni i saj i mishëruar në atë përkushtim të madh njerzor për të sjellë në botën njerzore jetë të reja, do ta bëjnë atë misionaren shkodrane ndër më të shquarat e këtij qyteti.

(Marrë nga Zenepe Dibra)