Çmimi i naftës bie me më shumë se 1 dollar përpara vendimit të FED për normat e interesit…

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1 dollar të mërkurën përpara vendimit të Rezervës Federale të SHBA-së (FED) për normën e interesit. Rënia erdhi si pasojë e pasigurisë nga ana e investitorëve se kur do të arrijnë normat maksimale dhe sa ndikim do të ketë në kërkesën për energji.

Investitorët po presin vendimin e FED për normën e interesit që pritet të merret të mërkurën në orën 6:00 të pasdites. Ky vendim do të vlerësojë perspektivën për rritjen ekonomike dhe kërkesën për karburant. FED pritet të mbajë në vendnumëro normat e interesit, por fokusi do të jetë në tendencën e normave në të ardhmen, e cila është e paqartë.

“Rritja e naftës është ndalur për momentin, pasi çdo tregtar pret një vendim thelbësor të FED-it që mund të anojë shkallën nëse ekonomia amerikane ka një ulje të butë apo të vështirë,” tha Edward Moya, analist i tregut në firmën e të dhënave dhe analitikës OANDA.

Vlera standarde globale e naftës së papërpunuar Brent ra me 1,46 dollarë, ose 1,55%, në 92,88 dollarë për fuçi në orët e para të mëngjesit.

Kontratat për naftën e papërpunuar në Teksas SHBA ranë 1.43%, ose 1.30 dollarë, në 89.90 dollarë për fuçi. Kontrata e tetorit WTI, që mbaron të mërkurën dhe kontrata aktive e nëntorit ra 1,38 dollarë, ose 1,53%, në 89,10 dollarë për fuçi në orën 08:54 të mëngjesit.

Çmimet ranë pavarësisht se rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA u tkurrën javën e kaluar me rreth 5.25 milionë fuçi, sipas burimeve të tregut pranë Institutit Amerikan të Naftës. Analistët në një sondazh të Reuters prisnin një rënie prej 2.2 milionë fuçi.

“Duke përjashtuar çdo surprizë të pakëndshme, pasi të merren vendimet për normat e interesit vëmendja ka të ngjarë të kthehet te deficiti i perceptuar i ofertës dhe kosto 100 $/fuçi mbetet një mundësi jo shumë e largët”, tha Tamas Varga, analist i PVM. .

“Ne kemi rritur parashikimin tonë 12-mujor të Brent nga 93 dollarë për fuçi në 100 dollarë për fuçi pasi tani presim një ulje modeste të inventarit. Arsyeja kryesore është se oferta është më e ulët nga OPEC-ut dhe kërkesa është më e lartë dhe kjo nuk arrin të kompensojë ofertën e lartë të SHBA-së” thanë analistët e Goldman Sachs.

Të dhënat e tjera nga Mbretëria e Bashkuar treguan një rënie të papritur të inflacionit në gusht, duke rritur pritshmëritë se Banka e Anglisë mund të ndalojë ecurinë e saj historike të rritjes së normave të interesit.

Indeksi i çmimeve të konsumit ra me 0,1 % në 6,7%, më i ulëti që nga shkurti 2022./Monitor/