Dëmtimi i unazës perëndimore ne Shkodër/ Banorët thirrje pushtetit vendor: Ndërhyni!…

Share your love

Unaza perëndimore vijon t’i nënshtrohet amortizimit të përditshëm. Puseta në disnivel dhe gropa të hapura prej ditësh shoqërojnë këtë aks

Banorët kërkojnë ndërhyrje emergjente për mbylljen e tyre, pasi pedaluesit,  por edhe drejtuesit e mjeteve, veçanërisht gjatë natës, rrezikojnë ndjeshëm.

Qytetarët kanë vlerësuar ndërhyrjen që është bërë në disa akse, megjithatë kërkojnë që të mos mbetet jashtë vëmendjes unaza e cila konsiderohet si nyje lidhëse me pjesët e tjera të qytetit. Vitet e fundit, amortizimi i rrugëve dhe mos mirëmbajtja e tyre ka sjellë degradim të disa prej akseve të frekuentueshme duke bërë që mjetet të hasen me amortizime të shumta Apeli i drejtohet pushtetit vendor që të jetë më kontrollues në punimet që firmat kryejnë në rrugët e qytetit e po ashtu edhe në riparimin e pusetave që në jo pak raste hapen edhe nga kompanitë e ndryshme të  internetit.

Share your love