Dënimet penale, avokati Kosteri: Janë shumë të ashpra, duhet të rishikohen…

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Shkodër , Anton Kosteri,  ka reaguar në lidhje me aksidentin e pak ditëve më pare, që u regjistrua në Këlcyrë,  ku humbën jetën 8 persona, ku shtatë prej tyre klandestin dhe shoferi i automjetit nga Shkodra.

Kosteri u ndal tek dënimet penale si  “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, ku sipas tij  janë të ashpra.Kosteri i bën thirje gjykatës dhe prokurorisë që t’i rishkojnë këtë vendime penale.Për llogari të Policisë dhe Prokurorisë Gjirokastër , në lidhje me këtë ngjarje,  u arrestuan dy të rinj nga Shkodra. Të dy këta persona akuzohen për veprën penale “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.