Denis Vaso u arrestua për vrasjen e Gjin Boriçit, policia e shtetit njoftim Zyrtar…

Share your love

Denis Vaso Brajoviç është arrestuar në Emiratet e Bashkuara. Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit

Policia e Shtetit

Informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbyer në kohë reale me partnerët në Emiratet e Bashkuara, mundëson lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, në kuadër megaoperacionit “Metamorfoza”.

Finalizohet nga Policia në Emiratet e Bashkuara, operacioni policor i koduar “Rishtas”.

36-vjeçari i ndaluar, i akuzuar nga SPAK, për vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, gjatë të cilit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit Denis Brajoviç, 36 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoj), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër.

Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Share your love