Dënohet me 17 vite burg Francesco Becchetti…

Gjykata ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Beçhettin pasi trupa gjyqësore ka vërtetuar se ai kishte ngritur një një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Beçhetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.