Deri në vitet ‘50 në Shqipëri, fëmijët vendoseshin në gjumë përmes hashashit!…(DOKUMENTI)

Përdorimi i lëndës narkotike të hashashit për të përgjumur foshnjat ka qenë një prej problemeve më të mprehta shoqërore në Shqipëri. “Një ndër veset shumë të këqija të vendit t’onë, në lidhje me rritjen e foshnjeve, është dhënja e Hashashit….Shitja e tij ushtrohet lirisht në treg, veçanërisht në ditë pazari.”- citohet nga qarkorja e Ministrisë së Shëndetësisë, më 16 prill 1947.

Sikurse dëshmon edhe ky dokument, problematika ishte e përhapur në të gjithë vendin dhe për pasojë, kërkohej ndërmarrja e masave përkatëse për kufizimin e kësaj praktike, duke nisur me ndalimin e shitjes në pazaret javore të kësaj bime narkotike.