Detaje të reja, për shpërthimin në Shkodër, kamerat kapen autorin duke i hedhur molotov automjetit…

Share your love

Detaje të reja për ngjarjen në Shkodër. Makina është në pronësi të një pronari lokali në afërsi ku ndodhi shpërthimi.

Në pamjet e kamerave shfaqet autori, i maskuar, që afrohet dhe i vë flakën një shisheje me benzinë në formë molotovi, e hedh dhe largohet, por më pas makina edhe ka shpërthyer.

Dyshohet për ndonjë konflikt çasti që mund të ketë ndodhur mes pronarit të makinës dhe personave të tjerë. Megjithatë pronari nuk ka dhënë shumë detaje për hetuesit për persona të veçantë./RealitetiPost/

Share your love