Dha dorëheqjen nga drejtimi i AKU Shkodër, reagon Gjergj Sokoli…

Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë!

Me një mirënjohje të veçantë bëj me dije se për pothuajse 3 vite në shërbim si Drejtor Rajonal i Autoriteti Kombetar Ushqimit Shkodër kam vendosur të jap dorëheqjen nga kjo detyrë.

Një ndër detyrat më të bukura që kam pasur, më të përgjegjshme dhe më të sukseshme po ashtu .

Falenderoj nga zemra të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në mbarëvajten e këtij autoriteti, duke filluar nga Ministria e Bujqësisë e më tej.

Gjithashtu falenderoj bizneset dhe subjektet, të cilat kanë qenë korrekte dhe na e kanë lehtësuar punën!

Dua të falenderoj me vlerësim maksimal Drejtoreshën e përgjithshme Jeta Deda dhe Edmond Rrushi që me frymën e palodhur të bashkëpunimit kanë bërë të mundur realizimin dhe përmbushjen me përsosmëri për të gjitha nismat që kemi marrë.

Falenderimi maksimal shkon për kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi për mundësinë që më dha për të qenë sa më afër subjekteve dhe qytetarëve të mi.

Fryma e bashkëpunimit do të jetë po e njëjta me përkushtim dhe përgjegjësi të pandryshuar. Ju falenderoj për mbështetjen, për miqësitë e reja dhe momentet e bukura.

Ka qenë një nder të punoja me Stafin dhe ekipin e madh të Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

I juaji Gjeka!